Pamje që tregojnë realitetin e ashpër të ukrainasve nën rrethim

1.4 milion banorë janë larguar nga Ukraina deri në këto momente, raporton Fox News.

Imazhe të fuqishme kanë treguar realitetin tronditës të pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara ka raportuar se deri me tani kanë vdekur 351 civilë dhe sipas zyrës së tyre në Gjenevë edhe 707 civilë të tjerë janë plagosur nga data 24 shkurt deri në mesnatë të premten.

Marina Yatsko dhe i dashuri i saj Fedor e ngushëllojnë njëri-tjetrin pasi që djali i tyre 18 muajsh, Kirill u vra nga bombardimet në spitalin e Mariupolit në Ukrainë, të premten më 4 mars. (Foto: AP /Evgeniy Maloletka)

Zyrtarët e Ukrainës kanë prezantuar numra më të lartë.

Rusia tha të mërkurën se vetëm 498 ushtarë të saj janë vrarë dhe nuk e kanë përditësuar më numrin e tyre.

Një grua me gjysmë vetëdije përcillet nga ushtarët ukrainas pasi kaloi lumin Irpin pasi ata u larguan nga rrethinat e Kyiv në Ukrainë më 5 mars. (Foto AP/ Emilio Morenatti)

Tani, deri në ditën e 10 të konfliktit. 1.4 milion banorë raportohet se janë larguar nga vendi.

UN vlerëson se 12 milionë njerëz në Ukrainë dhe 4 milionë të tjerë ia kanë mësyrë vendeve fqinjë dhe se ata kanë nevojë për ndihma humanitare muajt që vinë.

Zjarrfikësit punojnë për ta ndalur zjarrin pasi që një qendër logjistike u shkatërrua nga bombardimet në Kyiv të Ukrainës të enjten më 3 mars. (Foto: AP/Efrem Lukatsky)

Duke folur të shtunën, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin konsideroj se vendi i tij do të konsideronte se çdo kush që flet për një zonë ndalim fluturimi në Ukrainë si pjesëmarrës në luftë aty, duke akuzuar Ukrainën se ka sabotuar armëpushimin për evakuimin e civilëve të dy qyteteve dhe madje ka thënë se lidershipi i Ukrainës ka vënë në pikëpyetje shtetësinë e vet.

Natali Sevriukova reagon pranë shtëpisë së saj që u shkatërrua nga bombardimet në Kyiv të Ukrainës më 25 shkurtin e së premtes. (Foto: AP/Emilio Morenatti)

Fotot e fundit nxjerrin në pah kostot humanitare të agresionit rus.

Në Mariupol, një port strategjik në juglindje të vendit, kryetari i qytetit, Vadym Boychenko tha se mijëra njerëz janë mbledhur jashtë qytetit kur ai filloi që të bombardohet.

Stanislav (40) përqafon gruan e tij Anna (35) në një tren në Lviv teksa i thotë lamtumirë në stacionin e Kyivit të Ukrainës të enjten më 3 mars 2022. Stanislav po qëndron duke luftuar teksa familja e tij po largohet nga vendi si refugjatë në vendet fqinje. (Foto AP/Emilio Morenatti)

Fotot nga spitali i Mariupolit tregojnë prindin duke vajtuar vdekjen e djalit të tij 18 muajsh.

Në veri, luftimet vazhdojnë rreth kryeqytetit të Ukrainës në Kyiv.

Një ushtarak ukrainas mban një bebe teksa kalon lumin Irpin në një rrugë të improvizuar nën urë, e cila është shkatërruar nga një sulm ajror rusë, teksa njerëzit po largohen nga qyteti Irpin në Ukrainë të shtunën më 5 mars. (Foto: AP/ /Vadim Ghirda)

Tymi i zi rrethoi zjarrfikësit që punon për ta ndalur një zjarr që kishte shpërthyer pas bombardimit të një qendre logjistike.

Fotografët kapën shkatërrimin e fshatit Bushiv, rreth 40 km në perëndim të Kyivit.

Turma të ukrainaseve pasi që një urë u shkatërrua derisa ata kalojnë lumin Irpin në rrethina të Kyivit, të shtunën më 5 mars. (Foto:AP/Emilio Morenatti)

Konvoi afër 64 kilometra i gjatë është bllokuar për momentin rreth 32 km jashtë qytetit dhe banorët janë përgatitur për luftë.

Shumë nga ta janë shfaqur duke u larguar në qytet – disa janë në stacionin e trenit në Kyiv – gra dhe fëmijë, teksa burrat ukrainas po qëndrojnë për të luftuar.

Njerëz largohen nga qyteti Bucha, afër Kyivit, të premten më 4 mars. (FOTO: AP /Oleksandr Ratushniak)

Në qytetet Bucha dhe Irpin, turmat lëvizin së bashku nën një urë të shkatërruar, me ukrainasit që mbajnë fëmijët në duar teksa kalojnë lumin Irpin.

Të shtunën, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky bëri një “lutje” për senatorët e SHBA, që të kërkojnë nga vendet e Europës Lindore avion të prodhuar rusë për ta ndihmuar vendin e tij.

Aleksander (41) shtyp me pëllëmbën e dorës dritaren për t’i thënë lamtumirë vajzës së tij Anna (5_ e cila po largohet për në Lvic nga stacioni i trenit në Kyiv të premten më 4 mars. (Foto: AP /Emilio Morenatti)
CATEGORIES
Share This