Kuvendi voton pro zgjatjes së masave emergjente në furnizimin e energjisë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme kanë votuar edhe për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji.

Ky vendim u votua pro nga deputetët, me kohëzgjatje prej 30 ditësh. Vendimi u votua me 62 vota për.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se nuk do të marrin pjesë në votim të vazhdimit të masave të përkohshme.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku ka thënë se e kanë paralajmëruar shumë më herët rritjen e çmimit të energjisë elektrike porse kjo nuk është marrë parasysh.

Ajo ka thënë se as LDK-ja nuk do të marrë pjesë në votim, duke shtuar se e kundërshtojnë zgjatjen e masave emergjente.

Po ashtu, më parë deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë votuar Rezolutën që dënon agresionin rus në Ukrainë.

Rezoluta është votuar me 94 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

CATEGORIES
Share This