Kompania “Frutex” ndanë 10 mijë euro për Fondin e Sigurisë së Kosovës


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka themeluar Fondin e Sigurisë, duke ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

Kurti ka thënë se “në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, kam autorizuar sot Ministrinë e Financave për themelimin e ‘Fondit të Sigurisë’”.

E kësaj thirrje i është përgjigjur menjëherë kompania “Frutex”.

Pronari i kësaj kompanie Shaqir Palushi, ka njoftuar se do të ndaj 10 mijë euro për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Palushi përmes një publikimi në profilin e tij në rrjetin social ‘facebook’.

“ Kompania Frutex ndanë 10.000 për Fondin e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar ai./FaktePlus

CATEGORIES
TAGS
Share This