Bajram Jashanica “ndez” kampionatin: Gjilani nuk është rival i Ballkanit për titull të kampionit
Mbrojtësi shqiptar i Ballkanit, Bajram Jashanica, ka bërë një deklaratë interesante mbrëmë në emisionin “2me1” në RTV21, duke thënë se rival për titull i Ballkanit është Drita më shumë se sa Gjilani, shkruan Insporti.com.
Qendër-mbrojtësi me përvojë mendon se Drita ka më shumë përparësi për shkak të përvojës që kanë si skuadër, se sa Gjilani.
“Duke marrë parasysh këto vitet e fundit, po them se Drita është ndër rivalët më kryesor”, deklaroi ai
I pyetur nga moderatori Bajram Shala se a mendon se Drita është më shumë rival se Gjilani edhe pse këta të fundit kanë dy pikë më shumë.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSporti2me1%2Fvideos%2F3016095408613415%2F&show_text=false&width=560&t=0
“Këto lëvizën nga java në javë, është shumë e shkurt distanca. Mendoj, mendimi im është që Drita ka një ekip ma me përvojë edhe Gjilani është po aty, por them nga përvoja nga kampionati më herët që ka dal kampion, Drita”, ka qenë përgjigja e tij Jashanicës, transmeton Insporti.com.
Jashanica këtë sezon është rikthyer në formë dhe është i pa zëvendësueshëm në formacionin titullar të Ballkanit.
Ai asistoi për golin e fitores në derbin kundër Dritës, të cilin Ballkani e fitoi me rezultat minimal 0:1 në fundjavën që shkoi.
Ballkani pas 22 xhirove të zhvilluara është lider i BKT Superligës me 45 pikë, ndërsa Gjilani është në pozitën e dytë me 43 pikë, dy më shumë se sa Drita që renditet në pozitën e tretë me 41 sosh.