Mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësirat ditën e shtune kryesisht në pjesën e dytë të ditës, parashihen të sjellin reshje shiu dhe bore në vise të larta por reshje parashihet të ketë edhe në viset mesatare dhe të ulëta.https://550b0bb4bb04e1b439918fbffba23314.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.

CATEGORIES
Share This