Biznesmeni kosovar e bën këtë veprim ndaj Rusisë, pasi sulmuan Ukrainën

Shumica e gomave në biznesin e Leundrit Lalinovcit në Ferizaj, janë të prodhuara në Rusi.

Ka edhe nga ato që janë importuar prej Ukrainës.

Shumë tjera ishin nisur të vinin nga ky shtet në biznesin kosovar.

Por, malli zor se do të arrijë, njofton Klan Kosova.

Rrugën e gomave për në Kosovë e vështirësoi lufta që krisi atje.

Hallakama që eskaloi në sulm ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, të enjten në mëngjes, i prishi punë Lalinovcit. Ato ishin furnitorët kryesore të tij.

Ky ka ndarë mendje të ndryshojë importuesit. Kështu, do të bëhet një nga ata që në njëfarë mënyre, e sanksionon Rusinë.

CATEGORIES
Share This