Zelensky: Unë dhe familja ime do të qëndrojmë në Ukrainë me popullin tim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka konfirmuar se ai do të qëndrojë në Ukrainë me familjen e tij.

Në një adresim drejtuar popullit, ai ka thënë se e di se është caku i parë i rusëve, por se do të qëndrojë pranë popullit.

“Do të qëndrojë në kryeqytet, me popullin tim. Familja ime është po ashtu në Ukrainë”, ka thënë ai.

Kam informata se jam caku i parë i Rusisë, familja ime është caku i dytë”, ka thënë mes tjerash ai në konferencë.

CATEGORIES
Share This