Policia njofton për disa raste të dhunës në familje që ndodhën ditën e premte

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje që kanë ndodhur ditën e premte.

Policia ka bërë të ditur se rastet e dhunës kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prizren, Istog, Gjakovë dhe Malishevë.

Në njoftimin e bërë për media bëhet e ditur se më së shumti kanë pësuar gratë nga dhuna, ndërsa, Policia tashmë ka nisur hetimet.

Rastet sipas raportit të Policisë:

Fushë Kosovë – Me datë 11.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes, viktimës femër kosovare. Viktima është kthyer në familjen e vajzërisë. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 11.02.2022 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman të nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fsh. Istog i Poshtëm, Istog 11.02.2022 – 10:45. Janë arrestuar dy të dyshuar (mashkull dhe femër) kosovarë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje me dy viktimat femra kosovare, njëra e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari mashkull kosovar është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara dhe viktimat janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.

Gjakovë, 11.02.2022 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka shqetësuar dhe fyer bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Malishevë 11.02.2022 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj me të cilin janë në proces të shkurorëzimit ka shkuar tek shtëpia e saj dhe pas një fjalosjeje mes vete e kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjakovë 11.02.2022 – 16:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së saj, viktimës femër kosovare. Gjithashtu e dyshuara ka tentuar që ta sulmojë fizikisht viktimën. Pasi që e dyshuara ka probleme psikike, viktima ndjehet e rrezikuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që e dyshuara të hospitalizohet dhe të mbetët nën kujdesin policor”.

CATEGORIES
Share This