Rikthehet BKT Superliga, tri ndeshje interesante na presin sot në elitë

BKT Superliga e Kosovës rikthehet në aksion pas një pushimi për rreth dy muaj.

Gara për titull, një vend në Evropë dhe mbijetesë është shumë e ashpër dhe kështu pritet të jetë deri në fund të këtij sezoni.

Sot fillon zyrtarisht edicioni pranveror, ku në program janë për tu zhvilluar tri ndeshje të xhiros së 19-të.

Lideri aktual i BKT Superligës, Gjilani do të ketë një udhëtim të vështirë, pasi do të përballet me Drenicën në udhëtim në Skenderaj.

Përballje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo në Suharekë, ku Ballkani është nikoqir i Dukagjinit të Klinës.

Dy skuadrat janë përballur dy herë këtë edicion, por që në asnjërin takim nuk pati fitues.

Ndërkohë Drita e Gjilanit do ta zhvilloj ndeshjen si vendas në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.

Gjilanasit janë favorit për ta fituar takimin me Feronikelin dhe realisht shihet si ndeshja më e lehtë në letër për Dritën.

Të gjitha takimet e ditës së sotme në BKT Superligë startojnë nga ora 13:00

CATEGORIES
Share This