Suhareka dhe Malisheva, bisedojnë për bashkëpunimin në projekte të ardhshme
Suhareka dhe Malisheva, bisedojnë për bashkëpunimin në projekte të ardhshme
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Malishevë, Ekrem Kastratin, me të cilin kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin e këtyre dy komunave për realizimin e projekteve në të ardhmën. Kryetari Muharremaj është shprehur se ndjehet i nderuar me vizitën e kryetarit të Komunës së Malishevës:
“Jam i nderuar me vizitën e Kryetarit të Komunës së Malishevës z.Ekrem Kastrati.
Së bashku biseduam për gjetjen e mundësive, që të kemi bashkëpunime në projekte të ardhshme.
Angazhimi ynë i përbashkët është shërbimi ndaj qytetarëve.”