Një femër në Suharekë hidhet nga kati i pestë, lëndohet rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është hedhur nga kati i pestë i banesës.

Rasti ka ndodhur të hënën, në orën 01:20 në Suharekë.

“Suharekë 24.01.2022 – 01:20. Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që e njëjta është hedhur nga kati i pestë i banesës”, thuhet në raport.

Arsyeja e shtyrjes drejt këtij akti është e panjohur, ndërsa rasti në procedurë hetimore. 

CATEGORIES
TAGS
Share This