Sot hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID-19

Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID.

Propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë pritet që të hyjnë në fuqi prej sot.

Sipas një dokumenti të publikuar nga Zyra e Kryeministrit ora policore do të fillojë në orën 22:00 dhe do të mbarojë në orën 05:00.Kurse puna e gastronomisë do të lejohet nga ora 05:00 deri në orën 21:00.Ndërkaq muzika do të lejohet vetëm deri në orën 20:30.Me masat e reja, cilido person që hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me tri doza, ose edhe me dy doza, por me një test PCR të 48 orëve të fundit.Nga kjo kërkesë lirohen ata që hyjnë transit, diplomatët e huaj, fëmijët nën 12-vjeç, e ata që kanë dëshmi mjekësore se janë të liruar nga vaksinimi.Përjashtim bëjnë edhe shtetasit e Kosovës që s’kanë dy doza të vaksinës, por ata duhet të karantinohen në shtëpi për shtatë ditë.Të gjithë punonjësve të institucioneve publike do t’u kërkohet certifikata me të paktën dy doza. Procesi mësimor do të zhvillohet siç është bërë deri tash.Pensionistët vazhdojnë të jenë të liruar nga paraqitja e rregullt.Mbledhjet në ambiente të mbyllura lejohen me maksimum 30 persona.Ndalohet veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, apo dasmave e fejesave. Ndalohet edhe mbajtja e pritjes për ngushëllim.Operatorët e transportit publik lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50 për qind të kapacitetit të ulëseve.

CATEGORIES
TAGS
Share This