Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe dhe kanë vizituar familjen Rugova,

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe dhe kanë vizituar familjen Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

“Vepra e paarritshme e Presidentit Rugova mbetet vula identitare e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai u rreshtua drejt vlerave perëndimore në momentet më të vështira, ndërtoj kohezion brenda e aleanca të pathyeshme jashtë; udhëhoqi nëpër kohë të paqarta, dhe tregoi me bindje rrugën përpara. Trashëgimia e tij politike e atdhetare është orientim dhe projeksion i ndërtimit të një shoqërie ku kultivohen të drejtat fundamentale për një shoqëri moderne. Kjo trashëgimi e tij, vazhdon të jetë udhërrëfyese edhe për gjeneratën e sotme e të ardhme. Kosova, shtet i pavarur e sovran, e anëtarësuar në NATO dhe në BE, e me miqësi të përhershme me SHBA-të, është e udhërrëfim për ne.

Ibrahim Rugova, Ati themeltar i shtetit të Kosovës, është figura më e madhe politike e historisë së Kosovës. Identifikimi me të, prandaj, paraqet vlerë; e këtë vlerë ne do ta mbrojmë dhe kultivojmë me përkushtim, me dije dhe me admirimin më të madh”, ka thënë kryetari Abdixhiku.

I përjetshëm kujtimi për Presidentin Dr. Ibrahim Rugova!

CATEGORIES
Share This