Aksident në Suharekë, dyshohet për një 14-vjeçar të vdekur

Sot në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc, rreth orës 16:30 ka ndodhur një vetaksident. Sipas zjarrfikësve vetura ishte rrotulluar dhe dyshohet për një të vdekur dhe dy të lënduar.

Po ashtu, sipas informacioneve të zjarrfikësve, viktima dyshohet të jetë një 14-vjeçar.

“Rreth orës 16:30 min në rrugën Sallagrazhd-Baqevc ka ndodhur një vetaksident,nga rrotullimi veturës dyshohet për Një të vdekur Dy të lënduar! Sipas informacioneve viktima dyshohet të jetë 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e Organizatës vullnetare të zjarrfikësit dhe shpëtimi, në Facebook.

CATEGORIES
TAGS
Share This