Bombë në Stacionin e Autobusëve, policia jep detajet

Sot në media është raportuar se në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë dyshohet për mjet shpërthyes si dhe të gjithë njerëzit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se policia ka marr të gjitha masat.

“Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që   janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, tha Ahmeti për Insajderin.

CATEGORIES
Share This