Sali Berisha përmend 4 arsyet që lidhen me Kosovën, pse duhet protestuar sot në Tiranë ndaj Vuçiqit

Sali Berisha ka ftuar protestë popullore kundër vizitës së Aleksander Vuçiq sot në Tiranë.

Lideri demokrat ka përmendur katër arsye se pse duhet marrë pjesë në protestë, arsye që lidhen me Kosovën.

“1. Vucic eshte minister i Milloshevicit. Ai akoma nuk ka kerkuar falje per krimet e kryera ndaj shqiptareve nga Serbia dhe vazhdon te ndjek politiken e shefit te tij.

  1. Ballkani i Hapur eshte projekt qe e rrit dhe forcon Serbine dhe planet e Serbise se Madhe andaj nuk duhet lejuar asesi qe te konkretizohet!
  2. Edi Rama po behet pjese e ketyre agjendave dhe eshte bere nje kukull e Vucicit, andaj duhet ta ndalim para se te behet vone.
  3. Kosova ka akoma plage te hapura per te cilat Vucic eshte nga pergjegjesit kryesor. Pervec kesaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptareve te Kosoves ne lufte, andaj nuk eshte i denje qe te pritet ne Tirane e aq me pak qe te bashkepunohet me të”
    shkruan Berisha.
CATEGORIES
TAGS
Share This