[VIDEO] Pacienti pas stentimit del nga salla duke kënduar në Kardiologjinë Invazive të QKUK-së

Një pacient në Klinikën e Kardiologjisë Invazive në QKUK ka dal duke kënduar nga salla pasi u stentua nga kardiologët.

Kardiologu Invaziv Dr. Agron Qerimi ka publikuar një video ku shihet një pacient duke kënduar, shkruan GSh.

Disponimi i pacientit vjen pas suksesit që pati në sallë ku kreu koronarografi në infarkt të miokardit dhe stentimit.

“Kështu del trimi nga salla duke na kënduar pas Koronarografisë në Infarkt të Miokardit dhe Stentimit në LAD dhe Cx! Gjithë ekipën na ka lumturuar Orhani”, ka shkruar Qerimi në postimin e tij.

Shikoni videon më poshtë. 

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fagron.qerimi.7%2Fvideos%2F454060666075352%2F&show_text=0&width=267

CATEGORIES
TAGS
Share This