Sa ditë mund të blejë rrymë Kosova me 20 milionë eurot e qeverisë?

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur mbrëmë ka ndarë 20 milionë euro për të blerë rrymës si subvencion për tejkalimin e krizës energjetike në Kosovë.


Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri i Kosovës Albin Kurti edhe sot nëpërmjet një statusi në Facebook ku ka specifikuar se shuma e ndarë është 20 milionë euro.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se është Pako e Ringjalljes Ekonomike është plotësuar me masën 3.7 që është Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.

Por, sa mund të blejë Kosova energji me 20 milionë euro? 

Sipas KEDS-it, më 26 nëntor të këtij viti kur edhe energjia elektrike shpenzohet më shumë, Kosova ka importuar saktësisht 657,311,29 euro rrymë.

Në anën tjetër, në muajin dhjetor shifrat rriten, pasi arrihet edhe piku i shpenzimit të energjisë elektrike dhe në këtë projeksion Kosova mund të blejë rrymë jo më shumë se 25 ditë.

Nëse merret një mesatare prej 500 mijë eurove për ditë, atëherë me 20 milionë euro, Kosova mund të blejë rrymë për 40 ditë, por kjo është pak e mundur në muajin dhjetor dhe me rritjen e çmimit të energjisë në nivel global.

Pra, Kosova me 20 milionë euro nuk mund të blejë më shumë energji elektrike sesa për 22-25 ditë.

CATEGORIES
Share This