Nga 240 nxënës në një shkollë të mesme në Suharekë, 100 prej tyre nuk dinë shkrim-lexim
Drejtori i Shkollës së Mesme Teknike (SHMT), ‘Skënder Luarasi’ në Suahrekë, Hamdi Bytyqi, ka thënë se nga 240 nxënës që janë në këtë shkollë, 100 prej tyre nuk dinë shkrim-lexim dhe matematikë elementare, shkruan Gazeta Metro.
Krahas problemeve të shumta që e kanë karakterizuar sistemin arsimor ndër vite në Kosovë, edhe shkalla jo e ulët e analfabetizmit ka qenë njëra prej tyre. Prej gati dy dekada vazhdimisht është ngritur alarmi për ekzistimin e kësaj dukurie, e cila nuk u zhduk as pas disa zotimeve.
Një problem të tillë ka paraqitur sot edhe drejtori i SHMT ‘Skënder Luarasi’ në Suharekë, Hamdi Bytyqi, ku ka treguar e ka bërë një analizë në këtë shkollë.
Ai tha se përveç që 100 nxënës janë ‘analfabet’, ata janë edhe duhanpirës.
“Unë e kam bërë një analizë në shkollën time, diku prej 240 nxënës që janë të regjistruar në shkollën e mesme (teknike), dalin diku 100 që nuk dinë shkrim-lexim dhe matematikë elementare. Ata 100 janë potencialë permanent të merren me probleme. Nga këta nxënës, 100 janë duhanpirës”, ka thënë Bytyqi, në konferencën e organizuar për sigurinë në shkolla të Suharekës.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsuharekaonline%2Fvideos%2F260670066056918%2F&show_text=false&width=476&t=0
Ndryshe, ligjvënësit kosovarë më 2008 përmes një rezolute kishin miratuar Deklaratën e Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara.
Atë kohë, ata ishin zotuar se së bashku me Presidencën dhe Qeverinë e Kosovës se do t’i përmbushin tetë objektivat e kësaj deklarate, përfshirë analfabetizmin. Sipas Objektivave të Mijëvjeçarit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kosova duhej të eliminonte analfabetizmin deri në vitin 2015. /gazetametro.net