Abdixhiku për krizën energjetike: Qeveria e paaftë dhe tallëse, i ka njerëzit e vet në KEK, por s’dinë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për krizën energjetike që ka përfshirë vendin. Ai ka thënë se kjo krizë ka qenë e paralajmëruar, por se këto paralajmërime s’ishin dëgjuar, raporton Express.Abdixhiku e ka quajtur Qeverinë Kurti të paaftë, tallëse dhe të vonuar, derisa ka pyetur se kë do ta fajësojnë tash për këtë krizë, kur i kanë të vendosur njerëzit e vet në KEK e çdo institucion tjetër energjetik.
“Këto paralajmërime nuk ishin dëgjuar. Në kohën kur vendet e rajonit bënin garë për blerjen e energjisë elektrike me çmim më të lirë, Kryeministri ynë krekosej nëpër qendra rajonale e evropiane me narracione fiktive për zhvillimin të pashembullt ekononomik që Kosova me të po e përjetonte.Sot, zhvillimi i pashembullt ekonomik i tij është pa rrymë!
Tani kë do të fajësojnë për këtë krizë? Një Qeveri që i ka krejt; i ka dhe njerëzit e vet të vendosur së fundmi në KEK e në çdo institucion tjetër energjetik, nuk arrinë të sigurojë as një produkt bazik në këtë zhvillim të pashembullt ekonomik”, ka shkruar Abdixhiku.Tutje, Abdixhiku ka thënë se po paralajmërohet për shtrejntim të rrymës, por që as ky shtenjtim dhe as rekomandimet e tyre “tallëse”, s’do ta kapërcejnë këtë krizë.“Për paaftësinë e tyre do të fajësohen qytetarët tanë. Për shpenzimin e energjisë në “joystick”, “larje të dhëmbëve me ujë të ngrohtë”, e për vet çmimin e lirë të energjisë. Tani edhe çmimi i energjisë na u bë i lirë. Kjo parahyrje e tyre është paralajmërim për shtrenjtimin e radhës që do t’i bëjnë. Por as shtrenjtimi i rrymës e as rekomandimet tallëse për kursim nuk do ta kapërcejnë ketë krizë që sapo ka nisë. Sepse reagimi është i vonshëm. Sepse s’dinë!”, ka shkruar Abdixhiku