Mësoni nga e ka prejardhjen fshati Gjinoc!
Ish drejtori i shkollës Fillore “Migjeni” në Gjinoc z.Ramadan Haxhiaj, për RTV21, ka zbuluar se nga e ka prejardhjen emri i fshatit Gjinoc.
Sipas Haxhiajt, Gjinoci ka një histori shumë të lashtë qysh nga periudha Ilire, mirëpo sipas tij në shënimet historike për herë të parë e hasim në vitin 1348, sipas Haxhiajt kjo është hera e parë që është përmendur emri Gjinoc dhe ka qenë i banuar vetëm nga Shqiptarët.
Haxhiaj tregon që sipas legjendave thuhet se fshati Gjinoc është krijuar nga dy vëllezër të quajtur Gjin dhe Noc nga ku dhe ka marrur emrin Gjinoc.
Videon mund ta shikoni në linkun më poshtë:
https://www.facebook.com/RTV21live/videos/319836043126584
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News