Pamje nga aterrimi i pabesueshëm i Airbusit të parë A340 në Antarktik

Jemi mësuar të shohim aeroplanë të mëdhenj duke aterruar në aeroporte të zakonshme, por a keni parë ndonjëherë aeroplan Airbus duke aterruar në Antarktik?

Në një video të publikuar në internet shihet aterrimi i parë i një aeroplani të tipit Airbus A340 në Antarktik.

Aeroplani aterroi në pistën e akullt të martën pas një fluturimi prej rreth 4.500 kilometrash për më shumë se pesë orë nga qyteti Cape Town i Afrikës Jugore,

Shtresa e akullit në atë pjesë është e trashë gati një milje dhe pa problem mund ta mbajë edhe peshën e një aeroplani Airbus A340 të ngarkuar.

CATEGORIES
Share This