Gjendja me COVID-19 në Kosovë, asnjë pacientë në mjekim intensiv
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme asnjë pacientë nuk po trajtohet në mjekim intensiv nga COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale po trajtohen 32 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me COVID-19 dhe 20 të tjerë post-covid. Ndërkaq me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë.
Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:
ShSKUK: Anjë pacientë në mjekim intensiv nga Covid-19
Pas një kohe të gjatë që nga fillimi i Pandemisë së Covid-19, në mjekimin intensiv të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, nuk ka pacientë me Covid-19.
Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ( ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 32 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 20 të tjerë post-covid. Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë