Përplasje në Kuvend, Blerta Deliu i thotë Albulena Haxhiut të dalë jashtë nga seanca

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu është përplasur me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot gjatë seancës që po mbahet në Kuvend.

Deliu ka kërkuar fjalën nga kryetari Konjufca, pasi ministrja Haxhiu ia ka përmendur emrin, por Konjufca  ka refuzuar.

“Kryetar ma jep fjalën, emrin ma ka përmend”, ka thënë Deliu.

Por Konjufca ka refuzuar t’ia jap fjalën

“Blerta, mos e tepro allahile, mos të lutem”, tha ai.

Nga distanca, ministrja Haxhiu i ka reaguar Deliut e kjo e fundit i ka kërkuar të mos i flas por të dalë jashtë.

“Mos më fol, hiç mos fol dil jashtë”, i ka thënë Deliu ministres Haxhiu.

Pas kësaj, Haxhiu i ka kërkuar deputetes së PDK-së që të dalë në konferencë për media nëse do të flasë.

“Dil në konferencë për media arsyetohu”, ka thënë Haxhiu.

CATEGORIES
TAGS
Share This