Po realizohet Projekti “Punë për Komunitetin” në Komunën e Suharekës

Po realizohet Projekti “Punë për Komunitetin” në Komunën e Suharekës

Drejtori i GIZ-it në Kosovë z.David Oberhuber dhe kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, të shoqëruar edhe nga kryetari i Rrjetit të Grupeve Lokale të Veprimit z. Njazi Ibrahimi, kanë qenë pjesë e aktiviteteve të Projektit të përbashkët “Punë për Komunitetin” në Komunën e Suharekës.

Me këtë rast ata së bashku kanë mbjellur edhe drunjë dekorativ përgjatë shtratit të lumit që kalon përmes fshatrave Leshan dhe Tërrnje. Realizimi i këtij projekti po bëhet sipas një Memorandumi Mirëkuptimi mes Komunës së Suharekës, GI-it dhe GLV “Natyra”, ndërsa punët që do të kryehen janë në pastrimi, zgjerimi dhe rregullimi i shtratit te lumit që kalon në Leshan dhe Tërrnje.

Projekti po mbështet nga Ministria Federale Gjermane për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, permes GIZ-it në Kosovë dhe Komunës së Suharekës./Zyra për Informim Komuna Suharekë

CATEGORIES
TAGS
Share This