Zhduket një e mitur

Një vajzë e mitur nga fshati Orizë e Gjakovës është raportuar e zhdukur dje në mesditë.

Rastin në polici e ka raportuar babai i saj, i cili zyrtarëve policorë iu ka thënë se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri më për vendndodhjen e saj.

Ndërkaq, sipas policisë rasti është iniciuar si “Person i zhdukur” dhe kanë filluar hetime për zhdukjen e saj.

CATEGORIES
Share This