Krokodili i çmendur për seks lufton me 12 roje pasi shkaktoi kërdi në kopshtin zoologjik

Një ekip i rojeve të kopshtit zoologjik janë filmuar duke luftuar me një krokodil gjigant, pasi kuptuan se veprimet e tij të nxitura nga seksi kishin shkaktuar kaos në zonë.

Krokodili amerikan quhet Kanye.

“Kohëve të fundit ai është bërë problematik, sulmon rojet por edhe disa nga krokodilët më të rinj”, tha kujdestari i kopshtit Dan, në një video në Facebook.

“Kështu që sot, plani është që të futemi brenda, të kapim Kanye-n, ta çojmë në shpinë që të mund të kalojë pak kohë jashtë”.

Ekipi e transferuan krokodilin me një barelë prej druri dhe duke e tërhequr me një karrocë, për t’u siguruar që ai nuk do t’i sulmonte.

Pasi e çuan në një strehë, ata hoqën shiritin dhe litarët, duke e lënë Kanye të bredh rreth “burgut të aligatorëve”

CATEGORIES
Share This