Për herë të parë Suhareka i dhuron një KardioKirurg Kosovës
Klinikës së Kardiokirugjisë ju shtua edhe një Specialist KardioKirurg ai quhet Dr.Leonard Bytyçi
Dr.Leonard Bytyçi është nga komuna Suharekës i cili jeton edhe punon në Prishtinë.
Specialist KardioKirurg, shkollën fillore e kreu një pjesë në Reshtan ( Suharekë ) dhe pjesën tjetër në Prizren. Shkollën e mesme të mjekësis e kreu në shkollën Luciano Motroni Prizren, Fakultetin e Mjekësise në Universitetin e Prishtinës.Ishte student i dalluar i gjeneratës ku dhe diplomoi në kohë rekorde. Specializoj degen e kardiokirurgjisë në kohë rekorde
Dr.Leonard Bytyçi është i pari në histori të Suharekës si specialist i KardioKirurgjisë , brenda dhe jashtë Kosovës.Kardiokirurgu i parë nga Komuna Suharekës
Postim i Dr.Leonard Bytyçi
Me datë 20.10.2021, me ndihmën e zotit,pas 5 vitesh të plota në specializim të Kardiokirurgjisë, përfunduam provimin specialistik dhe morëm titullin Specialist KardioKirurg,unë dhe shoku im Dr.Ngadhnjim Arifi,me të cilin ishim bashkë në çdo sfidë dhe sukses, me vlerësimin e komisionit fantastik:
Prof.Dr.Adem Grbolar- Kirurg Kardiovaskular-Kryetar.
Dr.Sc. Raif Çavolli- Kirurg Kardiovaskular- anëtar .
Dr.Bekim Dula -Kardiokirurg-anëtar.
Falemnderit komisionit të nderuar, të cilët janë edhe themelues dhe avancuesit e klinikës së Kardiokirurgjisë. 🙏.
Falenderojmë organizimin e sotshēm të Klinikës së Kardiokirurgjisë, që gjithqka të shkojë në rregull, duke filluar nga mjekët kardiokirurg, anesteziologet, infermierët, instrumentaret, specializantët, falemnderit të gjithëve për këtë organizim, në njërën nga ditët më të rëndësishme të karrierës sonē.
Ky sukses nuk do të ishte i tillë pa përkrahjen dhe sakrificën e madhe të prindërve të mi dhe familjes sime, të cilët nuk u ndalën e nuk u lodhën kurrë duke më ndihmuar të bëhem ky që jam sot 🙏🙏.
Falenderoj bashkëshorten time Norën e cila më qëndroi në krah gjithmonë duke më dhënë kurajo edhe kur ishte shumë e vështirë.
Falenderim i veqantë për mentorin tim Prof.Dr Adem Grbolar i cili besoi tek ne dhe potencialin tonë, do t’i jemi mirënjohës përgjithmonë për përkushtimin e tij.
Po ashtu, miqtë e mi Kardiokirurg Dr.Shpejtim Shurdhiqi,Dr.Ramë Alaj për përkrahjen e jashtzakonshme nga dita e parë e specializimit deri më sot. Po ashtu falenderim për Dr.Bekim Dulën mikun tonë dhe kryeinfermierin e Klinikës Genc Tasholli.
Falemnderit të gjithë atyre që gjatë specializimit na dhanë qoftë edhe një suturë të vetme, jemi mirënjohës.
Një dedikim të posaqëm për shokun dhe mikun tim, i cili më është bërë si familjar imi z.Hamit Tafaj, për përkrahjen morale dhe jovetëm, tash e një dekadë.
Ai besoi në sukseset e mia edhe kur stresi dhe lodhja më kaplonte herë pas here. Të tillë njerëz njeriu njeh shumë rrallē.Jam me fat që e njoh.
Po ashtu shoku dhe kolegu im Dr. Qerim Shehu i cili më përkrahu pandërprerë gjatë karrierës sime si mjek dhe specializant.
Me këtë rast dua t’i shpreh mirënjohje kryetarit të Komitetit për shkollim Specialistik Prof.Dr Shpend Elezi dhe kryetarit të bordit për shkollim specialistik pranë MSH ,Ass.Dr. Edmond Haliti, për gatishmërinë dhe organizimin, respekt pafund.
Në fund, falenderoj të gjithë shokët, shoqet, miqtë, kolegët, bashkqytetarët e mi mjek, banorët e Therandës me rrethinë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës,pacientët,për përkrahjen dhe ngritjen time, besoj se u kam dal në ndihmë me vetmohim, e do ta bëj gjithmonë.
Unë sot po marr përgjegjësi të reja, do të mbetem i njëjti dhe nuk do ndalem së avancuari në shkencën e Kardiokirurgjisë.
Sot më bën krenar edhe fakti, që unë u bëra Kirurgu i parë i zemrës në historinë e qytetit tim Therandës dhe regjionit.
Do ta mbaj me gjasë edhe shumë vite këtë epitet, me krenari të madhe e do tu shërbej me përulje të gjithëve në profesionin human.
Me respekt, Dr.Leonard R.Bytyqi, Specialist Kardiokirurg, QKUK; Prishtinë,Tetor 2021
,,Erfolg ist kein Zufall” .