“Burg pak e ka…”/ Dafina Zeqiri reagon ashpër pas pamjeve të publikuara në Sinjali
Gazeta Sinjali mbrëmë publikoi ekskluzivisht një video, ku shihet se si Feim Berisha rrah brutalisht një grua në një pikë të supermarketit “Interex”, në Prishtinë.
Lidhur me këtë rast ka pasur reagime të shumta. Një ndër to është reagimi i ashpër i këngëtares kosovare, Dafina Zeqiri.
Në profilin e saj në Instagram, Dafina ka shpërndarë pamjet e Sinjalit dhe ka shkruar “Tmerrshme, burg pak e ka”.
Si ndodhi rasti?
Një grua që kishte dalë për të kryer pazarin në supermarketin “Interex”, në Lagjen e Spitalit, përfundoi në spital, pasi që Feim Berisha kishte vendosur të shfrynte nervozizmin e tij tek ajo, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndonëse ajo ishte e koncentruar duke shikuar artikujt dhe duke kryer blerje, Berisha i shoqëruar nga gruaja dhe djemtë e tij të mitur, u nervozua se pse karroca e saj ia zuri rrugën dhe filloi ta rrahë brutalisht.
Në një video të siguruar nga Gazeta Sinjali shihet Feimi i cili fillimisht debaton me gruan dhe megjithëse ajo ia liron rrugën, ai fillon ta godasë.