A e parkon kështu veturën në vendin tënd?” – Diskutimi mes qytetarit e zyrtarit të EULEX-it që parkoi veturën gabimisht
Parkimi i veturave në vende jo-adekuate haset shumë shpesh nëpër rrugët e Kosovës, ndërkaq të njëjtën gjë e ka bërë edhe një zyrtar i misionit të Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit – EULEX.
Sipas pamjeve të publikuara nëpër rrjete sociale, shihet se zyrtari i EULEX-it ka parkuar veturën në një pjesë ku nuk është e dedikuar për parkim.
Qytetari duke e pyetur zyrtarin nëse vepron njësoj në vendin prej nga vjen.
“A mund të ju pyes nga jeni? A e parkoni kështu veturën në vendin tuaj”, duke thënë qytetari i cili filmoi ngjarjen.
Ndërkaq, zyrtari i EULEX-it i përgjigjet, duke thënë: “Parkoj kështu në Kosovë”
CATEGORIES Lajme