Dua Lipa fiton çmimin e lidershipit nga Këshilli Atlantik

Dua Lipa, pritet të nderohet për çmimin e lidershipit nga këshilli Atlantik.

Ylli 26-vjeçar i popit do marrë pjesë në mbrëmjen gala më dhjetë nëntor, ku do ndahen çmimet, në auditoriumin Andrew W. Mellon në Washington, DC.

Kjo mbrëmje do jetë edhe festimi i 60-të vjetorit e Këshillit Atlantik, i cili promovon udhëheqjen konstruktive të Shteteve të Bashkuara së bashku me aleatët globalë.

“Përfituesit e çmimeve të lidershipit 2021 përfaqësojnë më të mirën e marrëdhënieve transatlantike”, u shpreh Frederick Kempe, president dhe CEO i Këshillit Atlantik, në një deklaratë.

Dua Lipa do të nderohet me çmimin për karrierën muzikore dhe angazhimin e saj për kauzat filantropike, përfshirë fuqizimin e brezit të ardhshëm të muzikantëve ballkanik.

Këngëtarja fituese e çmimit Grammy ka lindur në Londër nga prindër shqiptarë të Kosovës dhe u zhvendos me familjen e saj në vitin 2008 në Prishtinë pasi Kosova shpalli pavarësinë përpara se të kthehej në Londër për të ndjekur karrierën e saj si këngëtare.

Këshilli Atlantik në publikimin e tij citoi punën e Duas me fondacionin e saj Sunny Hill që synon të përmirësojë jetën në Kosovë.

Dua do të bashkohet në gala me Vjosa Osmanin, 39 vjeç, presidentja e pestë e Republikës së Kosovës.

Në këtë mbrëmje do jenë të pranishëm, personalitete të mëparshëm të shteteve, ambasadorë ndërkombëtarë, anëtarë të Kongresit amerikan, komandantë ushtarak dhe udhëheqës të mediave.

Dua fitoi çmimin Grammy për ‘Artisten më të Mirë të Re” në 2019 dhe gjithashtu shënoi çmimin Grammy për regjistrimin më të mirë të kërcimit për bashkëpunimin e saj Silk-City Electricity.

CATEGORIES
TAGS
Share This