Njoftim për Kosovarët që ia mësyjnë Gjermanisë nga kjo e diele
Nga e diela e ardhshme qytetarët e Kosovës do ta kenë më të lehtë udhëtimin për në Gjermani.
Kjo pasi Qeveria Gjermane e ka hequr vendin tonë nga lista e kuqe, e cila përbëhet nga vende që kanë shkallë të lartë të infektimit me koronavirusin COVID-19.
Në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, bëhet e ditur se ky ndryshim do të vlejë nga data 24 tetor.
“Ndryshimet e fundit: Heqja e Kosovës si zonë me rrezik të lartë nga 24 tetor 2021”, thuhet në njoftim.
Gjermania kishte futur Kosovën në listën e shteteve me rrezik të lartë më 22 gusht të këtij viti, pas rritjes së numrit të raste pozitive me koronavirus.
CATEGORIES Lajme