“Kurrë s’jemi gëzuar si sot”, banorët e shtëpisë së të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, befasohen nga shëtitja në Prizren
Për banorët e shtëpisë së të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë, sot ishte një ditë e veçantë, pasi ishte organizuar një shëtitje në qytetin e bukur të Prizrenit.
Drejtuesi i “Jetimave të Ballkanit”, Humanisti, Halil Kastrati përmes një postimi në Facebook, ku tregoj emocionet e banorëve gjatë shëtitjes.
Postimi i plotë i Kastratit:
Dite e veçante !
Gezim i jashtezakonshem i banoreve te Shtëpia e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”
Fjalet e shume banoreve me lote ne sy:
“ Kurre s’jemi gëzuar siç jemi gezu sot”
Sot kemi organizuar shetitjen e pare me banore ne qytetin e Prizrenit
Perndryshe sot ishte edhe dalja ime e pare pas intervenimit qe kam pasur, duke ju bere surprize banoreve disa minuta qe te jem bashke me ta ne kete shetitje.
Falenderojm “Abi Çarshia” te cilet kane organizuar pritjen e banoreve te shtepise.
Falenderojm Kompanin e Transportit “Sharri” nga fshati Grejkovc i Suharekes te cilet bene transportin e banoreve me Autobus pa pagese.
Bamires, Zoti kurre mos ju humbte!