Ishte përsëritës i veprave penale Arrestohet një burrë për dhunë në familje
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në fshatin Radesh të komunës së Dragashit
Sipas një komunikate për media nga Policia e Kosovës, i dyshuari ka qenë i nën ndikimin e alkoolit. Ndaj tij Gjykata Themelore kishte mandat arresti pasi ishte përsëritës i veprave penale të dhunës në familje.
I dyshuari, S.H., është dërguar në mbajtje. Ndërsa për viktimat janë informuar mbrojtësi i tyre dhe qendra sociale.
CATEGORIES Lajme