Clinton kthehet në shtëpi: Jam duke e marrë veten

Ish-presidenti Bill Clinton përmes një video të shpërndarë në Twitter dha një përditësim mbi gjendjen e tij shëndetësore duke thënë se është duke e marrë veten.

Në video, Clinton falënderoi miqtë dhe mjekët për mbështetjen e kujdesin ndaj tij, ndërsa ishte i shtruar në spital në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kalifornisë.

“Unë jam vërtet i lumtur që jam kthyer në shtëpi. Po përmirësohem duke shijuar këtë mot të bukur të vjeshtës. Jam duke e marrë veten, por dua t’u kujtoj të gjithëve që të marrin kohë për të dëgjuar trupin tuaj dhe të kujdeseni për veten”, tha Clinton.

Ish-presidenti Clinton u shtrua në spital për një infeksion të traktit urinar, që u përhap në qarkullimin e gjakut.

Bill Clintoni gjatë kohës që shërbente si president ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në luftën e Kosovës në vitin 1999.

CATEGORIES
TAGS
Share This