Shala vizitoi Sllapuzhanin, ku shpalosi prioritetet e qeverisjes së tij për këtë fshat
Sot pata nderin që së bashku më kandidatin për asamble komunale nga LDK, Dr. Milit Elshanin, të bisedoj me banorët e fshatit Sllapuzhan.
Para tyre shpalosëm programin e LDK për qeverisjen e ardhshme, sepse fitorja jonë tanimë është e ditur.
Për Sllapuzhan, theksova se me qeverisjen tonë shembullore, do të jenë këto prioritete të qeverisjes tonë:
Funksionalizimi i ujësjellësit, kanalizimi, rrjetet e reja dhe aty ku ka nevojë riparim, rregullimi i një parku në mes të fshatit, rregullimi i kroit të fshatit, rregullimi i rrugës “Kompania e dytë Vuqaku” dhe rrugëve lokale, hapja e rrugëve fushore si dhe trafo në lagjen Basha dhe Bytyçi.
Bashkë do ta bëjmë ndryshimin, me fitoren e LDK-së!
Suhareka për të gjithë!
LDK160
ArdianShala
CATEGORIES Lajme