Shala shpalos projektet që so t’i realizoj në Semetisht
Në Semetishtin e Ukë Bytyçit, kryetarit tonë të parë të pasluftës, bashkë me Flamur Bytyçin dhe Ilir Bytyçin, kandidatët për Asamble komunale, kemi diskutuar me shumë vëmendje me qytetarët, për shumë çështje.
Në veçanti diskutuam për punët e mira që do të bëhen këtu gjatë qeverisjes tonë. Suhareka dhe Semetishti po e presin qeverisjen e mirë, qeverisjen që Suharekën e bën për të gjithë.
Prioritetet e qytetarëve, janë tonat. Andaj, nevojat e qytetarëve në Semetishtin dhe banorët e këtij fshati të njohur e të dashur për të gjithë neve, do të jenë prioritet i qeverisjes tonë, duke zbatuar barazinë në realizimin e prioriteteve.
Projektet që do të realizohen në katër vitet e ardhme në Semetisht:
Asfaltim i ri i rrugës kryesore, me mundësi zgjerimi, nga ura e Reshtanit, ndërtimi i shëtitores dhe hapësirave publike skaj shkollës, rregullimi i rrugëve lokale dhe hapësirës publike te Vrella, rregullimi i kroit te lagjja “Imeraj”, krijimi i këndit të lojërave për fëmijë afër objektit të shkollës, rregullimi I kanaleve të ujitjes për tokat bujqësore, rregullimi i segmenteve të kanalizimit në fshat dhe sanimi i dëmtimeve.
Këto janë objektivat e projektit tonë në infrastrukturën e fshatit, gjatë mandatit të qeverisjes së LDK-së.
Me LDK-në e ardhmja më e mirë. Qeverisja e mirë po vjen.
Suhareka për të gjithë!