Moti për sot/ Shi e temperatura më të ulëta

Edhe sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Në viset malore me lartësi mbi 850m mbi nivel të detit, pritet të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

CATEGORIES
Share This