I mituri vetëplagoset aksidentalisht
Një i mitur dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri para dy ditësh në fshatin Keqekollë të Prishtinës, njofton Gazeta Sinjali.
I lënduari nga plagët e marra është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë zjarri.
CATEGORIES Lajme