Po rikthehet Asambleisti më i angazhuar në 2013-2017
Alush Shala, ka listuar 20 prioritetet e tij si asambleist
Alush Shala nga fshati Mushtisht i cili garon për një ulëse në Asamblenë Komunale të Suharekës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në profilin e tij në facebook ka listuar çdo dit nga një prioritet, për të cilët është zotiar që so t’i inicioj në Asamblenë Komunale.
Alush Shala i cili ka qenë një ndër zërat më të fuqishëm në Asamblenë Komunale në ligjislaturën 2013-2017, si prioritet të parë e ka vendosur “ Inicimin e Fizibilitetit të pendës së Dragaqinës dhe ri projektimit të saj”
Duke vazhduar me inicimin:
- ”PËR SUBVENCIONIMIN E PRODHIMIT TË KULTURËS BUJQËSORE NË SASI TË PRODHUAR (kilogram)”
- “SUBVENCIONIMIT TË STAFIT DHE AKTIVITETEVE KULTURORE E ARSTISTIKE DUKE RIAKTIVIZUAR SHOQËRITË NËPËR ÇDO QENDËR RURALE”
- “ SHËRBIMET E GJENDJES CIVILE TI KTHEJMË NË QENDRAT LOKALE”
- “ NJË PROJEKTI DETAL PËR KANALIZIMIN ATMOSFERIK PËR PËRBALLIM TË TË RESHURAVE TË DENDURA NGA TË CILAT PO SHKAKTOHEN PËRMBYTJE E DËME NË KOMUNEN TONË”.
- “ TË HAPEN DY SPORTELE QË TË KRYHEN TË GJITHA SHËRBIMET VEQ PËR TA, DO TË ANGAZHOHET ZYRTARI KOMUNAL PËR KRYERJEN E SHËRBIMEVE – ONE STOP SHOP”
- “PËR TI TRAJTU ME PRIORITET, TU GARANTOHET PARCELË DHE TË LIROHEN TRI VITE NGA TAKSAT KOMUNALE NË PRONËN E SHFRYTËZUAR DHE TAKSA TË FIRMËS”
- “TË NDAHEN BURSA EDHE PËR STUDENTËT QË KANË NOTË MESATARE 9-10 PA ASNJË DOKUMENT TJETËR DUKE E PËRFSHIRË EDHE AKTUALEN DHE SHTIMIN E NUMRIT TË BURSAVE”.
- ” NDËRTIMI I NJË MUZEU PËR VENDOSJEN E FOTOVE TË LUFTËS DHE GJESENDEVE QË KANË SHPËTUAR NGA LUFTA”
- ”STAZAT E ECJES DHE SHKALLËT PËR NGJITJE NË SHPELLAT E MATOSIT&ROSONICËS, ELEKTRIFIKIM TË ZONËS E VENDE PËR PUSHIM”
- ”STATUSI I KATEGORIVE TË DALA NGA LUFTA TË RREGULLOHET ME NJË RREGULLORE TË VEÇANTË “
- ” ELEMINIM TË PIKAVE TË ZEZA TË CILAT MARRIN JETË NJERËZISH”
- ”PUNIMET ARTISTIKE TË TË RINJËVE FINANCOHEN DHE TË MBËSHTETEN NË KONKURIM JASHTË SHTETIT PA NGJYRIME POLITIKE”.
- ”TË ZBUTET KATEGORIA E PARKUT DUKE RRITUR HAPSIRAT PËR NDËRTIM DHE HULUMTIM TË MUNDËSIVE INVESTIVE PËR INVESTITOR”.
- “SUBVENCIONIMIT TË EKONOMIVE FAMILJARE DHE DUKE I LIRUAR NGA ÇDO TAKSË KOMUNALE “
- ”HARMONIZIM DHE PËRMIRËSIM TË STAFIT ARSIMOR DUKE UA PLOTËSUAR NORMAT BRENDA VETË STAFIT ARSIMOR E PASTAJ PAS KËSAJ TË PROCEDOHET NË KONKURSE”.
- ”VENDOSJE TË KAMERAVE NË HYRJE DALJE TË OBORREVE SHKOLLORE NË TË GJITHA SHKOLLAT E KOMUNËS SONË DHE PAISJE TË NXËNSAVE DHE STAFIT TË PUNËSUAR ME KARTELA IDENTIFIKUESE”.
- “NDËRTIMIN E TROTUARIT PËR KËMBËSOR NË LAGJEN E SHALËS”- Mushtisht
- ”PROJEKTIMIN DHE NDËRTIMIN E NJË OBJEKTI PËR TI GRUMBULLUAR ,TRAJTUAR DHE USHQYER QENËT ENDACAK”
- “NDËRTIMIN E PJESËS SË KANALIZIMIT I CILI DERDHET NE LUM NË LAGJEN E SHALËS”- Mushtisht