Muharremaj pas debatit në Kanal 10, me kënaqësi i dëgjoj vërejtjet dhe akuzat kur kanë argumente

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e AAK-së dhe njëherit kryetari i Komunes së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar lidhur me debatin e zhvilluar mbrëmë në Kanal 10.

Ja reagimi i plot: 

Qytetarë të dashur!

Faleminderit shumë për mesazhet dhe përkrahjen, që po më vijnë pas zhurmave dhe fyerjeve nga ana e kandidatëve, sidomos pas debatit të sotëm.

Unë jam i qetë në ndërgjegjjen time dhe ju apeloj ta ruani qetsinë, dhe të votojmë më 17 Tetor.

Me knaqësi i dëgjoj vërejtjet dhe akuzat kur kanë argumente. Madje po më duhet ti duroj edhe ofendimet dhe akuzat ndaj familjes.

E di, Suharekën nuk e nderon kjo zhurmë pa argumente. Natyrisht demokracia e lejon mendimin ndryshe por edhe debatin.
E kam të pamundur edhe të sqarohem, si rezultat i një zhurme të orkestruar.
Sidoqoftë unë jam i gatshëm të përgjigjem ndaj secilit qytetar pa dallim.

Respekt për secilin debatues.
Respekt për të gjitha subjektet politike. 

Mbi të gjitha faleminderit qytetarëve për përkrahjen. 

Nesër, natyrisht zgjohem herët për ta nisur ditën e re, duke ju shërbyer juve pa dallim dhe në respektim të besimit tuaj.

Natën e mirë !

Bali Muharremaj

CATEGORIES
TAGS
Share This