Si duhet të rezervoni një termin për vizë në Ambasaden Gjermane

Terminet janë falas

Ambasada nuk merr tarifë për caktimin e termineve. Gjithashtu as terminet e hershme nuk caktohen kundrejt pagesës së një Tarife. 

Sistemi ynë i termineve është i hapur për të gjithë

Të gjitha terminet që janë në dispozicion në portalin e rezervimit janë të dukshme për dhe mund të rezervohen nga secili. Agjensionet turistike dhe kompanitë e udhëtimeve nuk kanë më qasje në më shumë/të tjera termine, se sa në ato, të cilat edhe ju vetë mund t’i rezervoni online. Prandaj nuk është e nevojshme që të angazhoni një agjencion turistik, ose kompani të udhëtimit për të aplikuar, ose rezervuar për një termin.   

Rezervoni vetëm një termin

Sistemi i identifikon rezervimet e shumëfishta. Ju rrezikoni që të mos merrni më një termin, kur ju nevojitet me të vërtetë. 

Anuloni me kohë terminet, në të cilat nuk mund të vini

Në qoftë se nuk mund të paraqiteni në termin, ju lutemi ta anuloni atë nëpërmjet linkut të shenuar në konfirmimin e terminit tuaj, ashtu që atë të mund ta rezervojë dhe shfrytëzojë dikush tjetër. Në këtë mënyrë ju ndihmoni për të mbajtur kohën e pritjes për të gjithë sa më të shkurtë që është e mundur. Në qoftë se ju nuk vini në termin dhe nuk e keni anuluar paraprakisht atë, ju nuk do mund të rezervoni një termin të ri në portalin përkatës për disa javë. 

Shënoni vetëm numrin e pasaportës tuaj

Ju lutemi shënoni vetëm numrin e pasaportës tuaj në hapësirën e paraparë. Ju lutemi kontrolloni dy herë, nëse numri i pasaportës tuaj është shënuar saktë. Juve ju lejohet hyrja në Zyrën e vizave, vetëm nëse numri i pasaportës së shënuar në kërkesën për termin përputhet me të dhënat në psaportën tuaj të udhëtimit. Nëse në kohën mes kërkesës për termin dhe terminit ju e keni marrë një pasaportë të re, ju lutemi të sillni me vete në termin edhe pasaportën e vjetër. Shënimi i numrit personal nuk lejohet – ne nuk do t’mund t’ju lejojmë hyrjen në Zyrën e vizave, nëse në vend të numrit të pasaportës ju e shënoni numrin personal. 

Shënoni një adresë e-maili, në të cilën keni qasje në çdo kohë

Ne jua dërgojmë konfirmimin e terminit në adresën që e keni shënuar gjatë kërkesës për termin. Ndryshimi i e-mailit nuk është i mundur. Ju lutemi që me rastin e kërkesës për termin të shenoni një e-mail, në të cilin ju vetë keni qasje në çdo kohë. Mos i pranoni ofertat e agjensioneve apo kompanive të udhëtimit për t’jua hapur një e-mail. Me këtë ju rrezikoni që të mos e pranoni konfirmimin e ternimit, apo që ofertuesi t’ju ngarkojë me tarifa të panevojshme shtesë. 

Udhëzim për caktimin e terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë pune sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor:

Lista e pritjes për caktimin e një termini për parashtrimin e kërkesës për vizë sipas § 26 II Urdhëresa për punësim (Rregullorja për Ballkanin Perëndimor)  do të hapet nga korriku çdo muaj për muajin vijues në sistemin e ambasadës për caktimin e termineve.

Ju lutëmi vini re që në rast të kërkesës së madhe për termine, mund të ndodhë që jo të gjithë të interesuarit të regjistrohen në listën e pritjes për caktimin e një termini.

Nëse në sistemin për caktimin e termineve nuk shfaqet kategoria “Punësim sipas § 26 Abs. 2 Urdhëresa e Punësimit (Rregullorja për Ballkanin Perëndimor), ekziston mundësia që ndodheni jashtë periudhave kohore të lartëcekura, ose që është  arritur numri maksimal i regjistrimeve për caktimin e një termini për muajin vijues. Nëse lista për muajin vijues është plotësuar, atëherë duhet të prisni për muajin tjetër. Në ndërkohë ju mund mund të kompletoni dokumentacionin e kërkuar për parashtrim të kërkesës për vizë.

Këtu mund të rezervoni terminin:

Terminportal Botschaft Pristina

CATEGORIES
Share This