E ndarë prej vitesh, Arjola Demiri bën deklaratën në Big Brother VIP: Nuk dua të martohem më
Aktorja me prejardhje nga Tropoja, Arjola Demiri, është bërë pjesë e Big Brother VIP në Shqipëri.
Derisa ka folur për jetën e saj, ajo ka thënë se nuk do të martohet më.
“Dua të kem një shok, por jo të bashkëjetojë e të martohem prapë”, është shprehur Demiri.
Artistja shqiptare ka kohë që është ndarë nga bashkëshorti, me të cilin ndan edhe tre fëmijë. Arjola theksoi se arsyeja e ndarjes kishte të bënte me tradhtinë nga ana e partnerit.
Të famshmit që gjenden brenda shtëpisë janë duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
CATEGORIES Lajme
TAGS Redesign