Zyba: Motivi im kryesor është kërkesa e qytetarëve për ndryshim

Kandidati i VV-së për kryetar të Suharekës, Sali Zyba ka thënë se motivi i tij kryesor pse garon për kryetar komunë është kërkesa e qytetarëve për ndryshim.

“Motivi im kryesor, por jo i vetëm është kërkesa qytetare së pari për ndryshim përmes subjektit që përfaqësojë, duke pas për bazë gjendjen jo të mirë për më shumë se njëzet vite, si element bazë që të shtynë për me ndryshu, mu angazhu, e konsideroj të mundshme sepse mbështetjen që kam marrë qytetare në zgjedhjet e nivelit qendrorë, përmes subjektit, në ndryshimet që kemi bo si subjekt në nivel qendrorë duke largu prej pushtetit disa qeverisje pa dallime, qeverisje të deritashme është obligimi jonë pas qe kemi përmes organizatës si kandidat i mundshëm tash kërkoj besimin qytetarë, besim për ndryshime”, tha Zyba në Prime Time, në Kanal10.

CATEGORIES
TAGS
Share This