Durmishi në mbështetje të Salih Zybës, thotë se rruga Mushtisht – Brezovicë është ideuar për zhvillimin e turizmit
Rruga Mushtisht – Brezovicë është ideuar e konstatuar si interes për zhvillimin e turizmit para shumë e shumë vitesh.
Flora e fauna në këtë pjesë të bjeshkëve të Sharit është e jashtëzakonshme.
Bukuritë natyrore janë përrallore. Ndërtimi i infrastrukturës i paraprinë edhe investimeve tjera për zhvillimin e turizmit.
Prandaj po investojmë në ndërtimin e kësaj rruge me interes të veçantë. Shpejtë do të zgjidhen disa probleme të vogla pronësore në mënyrë që të shtohet dinamika që rruga të përfundoj vitin e ardhëshëm.
Angazhohemi vazhdimisht e pandërprerë që t’i zgjidhim të gjitha problemet, që t’a rrisim cilësinë e punimeve dhe që të vazhdojmë me projekte të reja të rëndësishme për shtetin tonë dhe kombin tonë në përgjithësi.
Artikull i sponsorizuar: LVV- Suharekë