Kështu duken tiketat e vendosura në veturat që vijnë nga Serbia
Në pikën kufitare me Serbinë në Merdare nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm ka nisur të zbatohet pika e dytë e marrëveshjes së 30 shtatorit në Bruksel mes Kosovës e Serbisë për targat e të dyja vendeve.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se zbatimi ka filluar në të gjitha pikëkalimet kufitare, pasi sipas tyre përgatitjet janë bërë me kohë.
“Ashtu siç është përcaktuar me marrëveshje, zbatimi ka filluar në nivel vendi, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, pasi me kohë janë bërë përgatitjet si në aspektin e angazhimit të resurseve njerëzore po ashtu edhe të atyre logjistike, në mënyrë që të ju mundësohet qytetarëve pajisja më e shpejtë me targa të përkohshme në formë të stikersave dhe mundësia e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë”, thuhet në njoftim