Mbyllet Mjekimi Intensiv Qendror në QKUK, shkak zvogëlimi i numrit të pacientëve me COVID-19

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se të martën është mbyllur Mjekimi Intensiv Qendror-COVID në QKUK, shkruan Gazeta Sinjali.

Arsyeja e mbylljes së këtij reparti është rënia e numrit të pacientëve të prekur me koronavirus.

Mjekimi Intensiv Qendror- COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është mbyllur të martën, pas rënies së numrit të pacientëve të prekur me COVID-19.
Si rrjedhojë e përmirësimit të situatës, në funksion do të jetë vetëm Intensiva e Klinikës Infektive
”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

ShSKUK ka bërë të ditur se me përfundimin e dezinfektimit, Njësia Koronare do të kthehet në hapësirat e saj- të cilat deri tash ishin në shërbim të Mjekimit Intensiv Qendror-COVID.

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor nga COVID-19 janë 263 pacientë, 186 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

CATEGORIES
TAGS
Share This