[DOKUMENT] Këto janë të gjitha masat e reja që Qeveria miratoi dje
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga dita e hënë, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka siguruar të gjitha masat e reja që janë miratuar nga Qeveria e Kosovës.
Sipas këtij dokumenti kufizimi i lëvizjes qëndron ashtu siç ka qenë, nga 22:00 e deri në 05:00. Kurse, procesi mësimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor do të vazhdojë në mënyrë të rregullt.
Ndërkaq, procesi mësimor në institucionet e arsimit parauniversitar do të zhvillohet sipas udhëzuesit për institucionet e arsimit.
Gastronomia nga data 27 shtator lejohet të shfrytëzojë hapësirat e mbyllura deri në 50 për qind e kapaciteteve të hapësirës, kurse në hapësirat e hapura deri në 70 për qind të kapaciteteve. Klientët dhe stafi duhet të jenë të pajisura me certifikata të vaksinimit, ose dëshmi se janë negativ me COVID-19.