Mëngjese të ftohta, ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara, që do të jenë rreth relievit malor. 

Temperaturat minimale do të shënojnë rënie të theksuara dhe do të jenë tipike vjeshtore. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius, shkruan IHMK, transmeton Sinjali.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. 

CATEGORIES
Share This