FSK-ja ka dhuruar rreth 15 mijë maska për shkollat e Komunës së Suharekës
FSK-ja ka dhuruar rreth 15 mijë maska për shkollat e Komunës së Suharekës
Drejtori i drejtorisë komunale të arsimit në Komunën e Suharekës z.Remzi Bajselmanaj, ka pranuar sot një kontingjent nga FSK-ja ( Forca e Sigurisë së Kosovës) me maska mbrojtëse nga COVID-19 për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Komunës së Suharekës. Maskat do të shpërndahen para fillimit të vitit të ri shkollor.
Ndihma rreth mbrojtjes nga pandemia, drejtoria e arsimit ka marrë edhe nga Ministria e arsimit më herët si maska dhe dezinfektues, të cilat gjithashtu do të jenë në shërbim të nxënësve dhe mësimdhënësve të Komunës sonë./Njofton Zyra e Informimit Komuna Suharekë
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News